E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri zjarr autobusit me besimtare turq


Një autobus i mbushur me besimtarë turq që ktheheshin nga një vizitë në Mekë u vendos nën breshërinë e armëve të zjarrit gjatë të hënës, ndërsa po kalonte në një rrugë kombëtare pranë Homsit, në Siri.

Të paktën dy persona, njëri prej të cilëve drejtuesi i mjetit, kanë mbetur të plagosur. Të mbijetuarit dhe të lënduarit u transportuan me shpejtësi drejt territorit turk, për të marrë asistencën e nevojshme.

Një agjensi lajmesh turke tregoi imazhe tronditëse të xhamave të thyer dhe vrimave të qarta të formuar nga plumbat në trupin e autobuzit.

”Mund të konfirmojmë se një sulm ndodhi në Siri ndaj qytetarëve turq”, bëri të ditur Ministria e Jashtme SiriaSiri, Assad: Konflikti do të vazhdojë Siria rrezikon sanksionet Londër, të hënën takim me opozitën siriane Turke nëpërmjet një komunikate për shtyp.

Sipas një dëshmie të pakonfirmuar të një të pranishmi në vendngjarje, autobuzi u ndalua në një postobllok të zakonshëm, por kur mësuan se ai ishte duke transportuar shtetas turq, ushtarët hapën zjarr në mënyrë të papritur.

Turqia është shndërruar në një prej kundërshtarëve më të ashpër të regjimit al-Assad, duke dënuar ashpër shtypjen e egër që po bëhet ndaj opozitës në vend. Në bashkëpunim me Ligën Arabe, Ankaraja zyrtare është shndërruar në nismëtare të vendosjes së sanksioneve ndërkomëbëtare mbi Sirinë.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Vendi drejt krizës energjitike
Nuk ka prodhim në vend dhe as para për të importuar
Dritan Prifti dëshmon në gjyq
Zgjedhjet, bashkohen të “vegjëlit”
Aksidenti në Tiranë, vdes një prej vajzave të plagosura
SHBA-Kosovë, memorandum mirëkuptimi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›