ATP Londer fiton Federer e Nadal

Roxher Federer dhe Rafael Nadal e nisin me fitore turneun Masters të Londrës. Tenisti zviceran mundi në ndeshjen e parë të Grupit B, Zho Vilfrid Tsongën me rezultatin 2-1 duke marrë hakun për humbjen e pësuar nga francezi në Uimbëlldon.
Federer e filloi mjaft mirë ndeshjen duke fituar setin e parë me lehtësi 6-2. Por Tsonga iu kundërpërgjigj në të dytin që e fitoi me të njëjtin rezultat. Në setin final final Federer arriti të fitojë lojën me shërbimin e Tsongës për ta mbyllur atë me rezultatin 6-4.
Edhe Rafael Nadal vuajti shumë për të fituar ndeshjen e tij ndaj Mardi Fish. Tenisit spanjoll fitoi setin e parë 6-2 duke lënë të kuptohet se do ta kishte të lehtë këtë sfidë. Por amerikani e përmirësoi lojën e tij dhe fitoi setin e dytë me rezultatin 6-3.
Seti i fundit i takimit ishte totalisht i barabartë. Por ai që u paraqit më mirë ishte Nadal. Ndeshjet e dyta në grupin B do te jënë Federer-Nadal dhe Fish-Tsonga.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Vendi drejt krizës energjitike
Nuk ka prodhim në vend dhe as para për të importuar
Dritan Prifti dëshmon në gjyq
Zgjedhjet, bashkohen të “vegjëlit”
Aksidenti në Tiranë, vdes një prej vajzave të plagosura
SHBA-Kosovë, memorandum mirëkuptimi