Durres vritet arme 40-vjecari

Një person është vrarë me armë zjarri në një lagje periferike të qytetit bregdetar të Durrësit.
Ngjarja ndodhi në afërsi të ish-Ndërmarrjes së Konservimit në Spitallë.
Viktima sipas burimeve zyrtare të policisë lokale është shtetasi Islam Puja, rreth 40 vjec, ndërsa është ndaluar autori i dyshuar i këtij krimi, shtetasi Andrea Berberi.
Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka kryer veprimet e para proceduriale. Burimet policore nuk japin ende deklarime rreth motiveve të kësaj ngjarjeje.
Banorë të zonës që kanë qenë dhe dëshmitarë në krim dhe i kanë njohur të dy palët tregojnë për një vrasje të kryer për motive hakmarrjeje. Mes viktimës dhe autorit ka pasur një konflikt prej disa muajsh, ku dyshohet se viktima e ka keqtrajtuar fizikisht autorin.
Berberi ka qëlluar mbi Pujën, i njohur në zonë si elektricist dhe hidraulik, në rrugë duke e lënë të vdekur në trotuar.
Ndërkohe grupi hetimor vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht këtë vrasje të radhës në qytetin bregdetar.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Aksidenti në Tiranë, vdes një prej vajzave të plagosura
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Tiranë kur dy mjete janë përplasur ballë për ballë. Humbën jetën në kampet naziste
Ashtu si cdo 20 nëntor edhe këtë vit janë përkujtuar në Durrës të rinjtë që u internuan në Mathauzen dhe kampet e tjera të përqëndrimit nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Aksident rrugor në Kukës, një i vdekur
Nga përplasja e tre automjeteve në Kukës, një person humbi jetën dhe 8 të tjerë u plagosën lehtë. Kakavijë, ndalohen 10 kilogramë marijuanë
10 kilogramë marijuanë u sekuestruan ditën e dielë, pas një kontrolli të kryer nga policia kufitare në pikën doganore të Kakavijës.
Tjetër krim i rëndë në familje
Një tjetër krim i rëndë në familje është regjistruar të shtunën në vend, këtë herë në qarkun e Tiranës.
Lajmet kryesore
Vendi drejt krizës energjitike
Nuk ka prodhim në vend dhe as para për të importuar
Dritan Prifti dëshmon në gjyq
Zgjedhjet, bashkohen të “vegjëlit”
Aksidenti në Tiranë, vdes një prej vajzave të plagosura
SHBA-Kosovë, memorandum mirëkuptimi