E Shtunë, 31 Tetor 2026

'Siria', Putin: Cdo sulm pa miratimin e OKB do quhet agresion

MOSKË- Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar Amerikën dhe aleatët e saj se Rusia është kundër marrjes së një veprimi të njëanshëm, për sa i përket sulmit në Siri.

Ai u shpreh se, çdo veprim ushtarak pa miratimin e OKB-së do të jetë një "agresion", sic raporton BBC.

 
Presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar se do të ndëshkojë qeverinë e Assad në përgjigje të dyshimeve për përdorimin e armëve kimike ndaj popullsisë siriane.

Ndër të tjera, Putin nënvizoi se Rusia do të mbështesë Rezolutën e autorizuar të Këshillit të Sigurimit të OKB, nëse vërtetohet përdorimi i armëve kimike nga Siria.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›