Mourinjo shmang takimin me Platininë
Zhoze Mourinjo nuk do të marrë pjesë në samitin e teknikëve të UEFA-s, i programuar për t'u mbajtur këtë të mërkurë dhe të enjten në Nion të Zvicrës. Tekniku portugez e justifikoi me faktin se ka planifikuar të ndjekë ndeshjen Serbi-Kroaci. Mediet aludojnë se 50-vjeçari kërkon të shmangë përballjen me drejtuesit më të lartë të UEFA-s, pas kritikave që lëshoi portugezi në fund të Superkupës së Europës. Mourinjo akuzoi UEFA-n, pasi në të gjitha përballjet kundër Barcelonës, formacioni i tij duhej ta mbyllte takimin me 10 vetë. Zhoze, për të shmangur takimin me Mishel Platini, ka vendosur të mos marrë pjesë.
(a.k/E.Ilnica/balkanweb)
(a.k/E.Ilnica/balkanweb)