E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Boske: Kasijas, numri 1 për mua!

Vinsente del Boske e ka deklaruar hapur një mbështetje shumë të nevojshme për portierin e Spanjës, Iker Kasijas, duke këmbëngulur se ai është ende nr.1 i vendit. Legjenda e Real Madridit e ka filluar sezonin e ri si rezervë e Diego Lopez, me trajnerin e ri Ançeloti, që po vepron si paraardhësi i tij, Zhoze Mourinjo. Kasijas ende nuk ka luajtur në asnjë prej tri ndeshjeve të Real Madridit në La Liga deri më tani për këtë sezon, por Del Boske thotë se 32-vjeçari është ende njeriu kryesor, kur vjen puna për portën e ekipit kombëtar. "Iker Kasijas do të më ketë gjithmonë nga ana e tij", - citohet Del Boske nga "AS". 
(a.k/E.Ilnica/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›