Siria, gati per bashkepunim me OKB
Pas publikimit te nje raporti te sherbimeve te fshehta amerikane per bashkepunim ne fushen berthamore ne mes te Sirise dhe Korese se Veriut, qeveria ne Damask shprehu gatishmeri per bashkepunim me OKB. Siria nuk ka c'te fshehe, tha ambasadori sirian ne OKB, Bashar Xhafari. Drejtori i Organizates Nderkombetare per Energji Berthamore ne Vjene, Mohamed el Baradej, ka paralajmeruar hetime duke kujtuar Sirine per obligimet e saj qe projektet nukleare t'i zhvilloje vetem nen kontrollin e Kombeve te Bashkuara.