Kanada, 40 te plagosur ne nje kishe
Afro 40 persona, tre nder te cilet rende, u plagosen kur dyshemeja e nje kishe u shemb gjate nje koncerti roku ne Abbotsford. Ngjarja ndodhi dje ne zonen kanadeze te Kolumbise britanike. Njemije persona, ne pjesen me te madhe te rinj, po merrnin pjese ne nje koncert roku kristian, kur nje pjese e dyshemese u shemb duke rrezuar dhjetera te rinj ne bodrumin e kishes, 3-4 metra poshte. Kisha eshte ndertuar ne vitet 1980. Do te hapen hetime mbi shkaqet e aksidentit, tha nje zedhenes i policise se Abbotsfordit, Casey Vinet.