E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria kritika të ashpra ndaj OKB-së

Ambasadori i Sirisë në Kombet e Bashkuara kritikoi draft-rezolutën e OKB-së, e cila dënon qeverinë e Sirisë për shtypjen e dhunshme të protestave anti-qeveritare.

Në një deklaratë për mediat Ambasadori sirian, Siria kritika të ashpra ndaj OKB-së, e quajti dokumentin në fjalë një deklaratë për luftë kundër regjimit të presidentit, Bashar Al Asad, ndërsa akuzoi shtetet evropiane, përfshirë Britaninë, Francën dhe Gjermaninë, se po vuajnë nga Sirio-fobia.

Ai tha se rezoluta është hartuar për të nxitur një luftë diplomatike, politike dhe mediatike ndaj Sirisë. Gjermania ia dorëzoi komitetit për të drejtat e njeriut të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së draftin rreth çështjes së Sirisë, i cili pritet të votohet gjatë ditës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›