Siria, ministrat e jashtëm arabë takim emergjent

Ministrat e jashtëm arabë, do të mbajnë një takim emergjent këtë javë për të diskutuar rreth dështimit të Sirisë në miratimin e planit arab të paqes.
Përmes një deklarate Lidhja Arabe sot ka njoftuar se takimi në Kairo është thirrur për “shkak të dhunës së vazhdueshme dhe për shkak të mos implementimit të planit të paqes nga ana e qeverisë siriane.”
Sipas kësaj deklarate, grupi i ministrave të jashtëm, të cilët edhe e kanë negociuar këtë plan, do të mbajë një takim përgatitor.
Ky njoftim erdhi pas lajmit të vrasjes së dhjetë civilëve sot në Siri gjatë protestave kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad.