E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria, nisin bisedimet dy-ditore Rusi-BE

Rusia dhe Bashkimi Europian nisin bisedimet dy ditore, të lëna në hije nga mosmarrëveshjet për Sirinë.

Në krye të axhendës, së samitit dy ditor në Ekaterinburg, do të jetë padyshim heqja e embargos së armëve për opozitën siriane, një lëvizje që u ka hapur rrugën vendeve anëtare të furnizojnë me armë kundërshtarët e regjimit të Bashar al-Assadit.

Ngërçi i krijuar, pas vendimit të bllokut dhe kundërpërgjigjes së menjëhershme të Moskës, me dërgimin e raketave anti-ajrore S-300 në Siri, vjen në një kohë, kur Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po përpiqen të organizojnë një konferencë ndërkombëtare paqeje, e cila do të ulë së bashku në tryezë qeverinë siriane dhe opozitën, që kërkon rrëzimin e regjimit, me shprese gjetjen e nje zgjidhjeje politike të konfliktit dy-vjeçar.

Marrëdhëniet mes Moskës dhe Brukselit kanë qenë të vakta, që kur Putin u ngjit në pushtet në vitin 2000, me misionin të rrisë influencën e Rusisë dhe vendosmërinë të mbyllë njërin sy përballë çdo kritike të perëndimit për politikat e ndjekura prej tij

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›