Moti i keq ne Europe Praga nen kercenimin e permbytjeve
Praga ka ngritur barrierat. Në Republikën Ceke është vendosur gjendja e alarmit. Lumi Moldava kërcënon qendrën historike të vendit.
Deri tani janë 4 viktimat në të gjithë vendin, ndërsa në Pragë shfaqet një skenar i ngjashëm me atë të viteve ’80, ku përmbytjet shkaktuan viktima në njerëz dhe dëme materiale të konsiderueshme.
Ushtria, zjarrfikësit dhe mbrojtja civile janë mobilizuar për të vendosur barrierat metalike që së bashku me thasët e rërës duhet të përballojnë fuqinë e ujërave.
Kryebashkiaku i Pragës ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërkohë që një spital në qendër dhe kopshti zoologjik janë boshatisur.
Nga ana tjetër dhe Gjermani e Austria po marrin masat për tu përballur me përmbytjet, duke u nisur nga përkeqësimi i kushteve metereologjike.
Në Salisburg është shënuar një viktimë dhe dy të zhdukur, ndërkohë që në shumë zona të vendit është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Të gjitha lidhjet hekurudhore ndërmjet Gjermanisë dhe Austrisë janë pezulluar aktualisht.