E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, grevë 2-ditore e sektorit publik

Punonjësit e sektorit publik në Turqi pritet të nisin një grevë dy ditore, në mbështetje të protestave anti-qeveritare, të cilat vazhdojnë në një numër më të madh qytetesh.

Konfederata e Unionit Tregtar Kesk, e krahut të majtë, e cila përfaqëson rreth 240 mijë punëtorë, akuzoi qeverinë se po kryen një gabim shtetëror.

Protestat dhe përleshjet me policinë vazhduan edhe gjatë mbrëmjes së djeshme ndërsa  tashmë është konfirmuar edhe i vdekuri i dytë në protesta.

Sipas njoftimeve, Abdullah Comert, 22 vjeç, anëtar i grupimit të të rinjve të partisë opozitare Partia Popullore Republikane, ka vdekur si pasojë e plagëve të marra gjatë demonstratave në qytet.

Më herët, Unioni turk i Mjekëve njoftoi se një 20-vjeçari Mehmet Ayvalitas, ishte goditur nga një makinë gjatë së dielës, e cila kishte shpërfillur urdhrin për të ndaluar dhe kishte shkuar përmes turmës së protestuesve.

Greva dy ditore pritet të prekë shkollat dhe universitetet, veç zyrave shqetërore.

Konfederata, e cila përfshin 11 unione, akuzon qeverinë se po minon demokracinë. Ndërsa kryeministri tur Erdogan deklaroi dje se nuk do të ketë pranverë turke.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›