Siria pranon te dorezoje arsenalin e armeve kimike
Siria duket se ka vendosur te pranoje propozimin e SHBA-se dhe Rusise qe te dorezoje armet e saj kimike tek nderkombetaret. Ministri sirian i puneve te Jashtme, Ualid Mualem ka deklaruar nga Moska se pranon kerkesen amerikane e ruse.
Rusia ka kërkuar Sirisë të vërë stokun e saj të armëve kimike nën " kontrollin ndërkombëtar " me qëllimin për të shmangur goditjet ushtarake amerikane, bëri të ditur BBC.
Këtë fakt e njoftoi, Ministri i Jashtëm rus Lavrov, i cili tha se oferta ishte bërë gjatë bisedimeve me homologun e tij sirian, Muallem i cili e ka përshëndetur iniciativën.
Thirrja që Rusia i ka bërë Sirisë për të hequr dorë nga armët kimike, sipas një analize të “Ëashinton Post” tingëllon si një lojë ose një hile e mprehtë .
Sipas kësaj gazete, Siria nuk është një klient i Rusisë, por Presidenti Bashar al- Assad është ekzistencialisht varur nga mbështetja e Rusisë.
Lajmin e transmetuan menjehere pas deklatates se ministrit agjensite nderkombetare te lajmeve, ku thuhet se nese kjo konfirmohet atehere situata kritike ne rajon mund te zbutet.
Nderkaq pak ore me pare sektretari amerikan I shtetit Kerri i ka kerkuar presidentit sirian, Bashar Al Assad te dorezoje armet kimike, me kusht qe te shmanget nje nderhyrje ushtarake.
Ka dy mënyra për të parë në propozimin e Rusisë shkruan e perditshmja Ëashington Post: Ose është një propozim i sinqertë që ka një shans të mirë nëse ndodh ose është një taktikë mendjemprehtë që tregon se kërcënimi i Presidentit Obama i ka detyruar zyrtarët rusë që të paktën të pretendojnë për të negociuar seriozisht për herë të parë në një kohë të gjatë .