E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, e dinte të vdekur, babai përlotët kur takon djalin

SIRI- Një video prekëse është përhapur në Youtube nga Siria këtë javë, e cila tregon një baba shumë të shqetësuar ditë me radhë që bashkohet me djalin e tij të vogël, për të cilin mendonte se ishte vrarë gjatë sulmit të dyshuar me armë kime në Siri. Videoja e regjistruar në qytetin Zamalka në jugperëndim të Sirisë është postuar në Youtube nga aktivistët të opozitës siriane. Babi është pushtuar nga emocionet dhe e ka pasur shumë të vështirë ta përballojë një situatë të tillë teksa përqafonte gjithë mall të birin.

Duke marrë parasysh emocionet e forta, fillimisht vogëlushin e kanë larguar nga babai për pak momente dhe më pas ia kanë dhënë sërish në krahë. Nga sulmi i fundit në Siri, i cili dyshohet të jetë bërë me armë kimike, sipas aktivistëve të Sirisë mbetën të vrarë 1300 persona, ndërsa sipas mjekëve pa kufij 355 persona shumica e të cilëve rezultojnë fëmijë.

Nje video prekëse është përhapur këtë javë në Youtube, ku shfaqet një baba i pushtuar nga emocionet, pasi është takuar me djalin e tij të vogël për të cilin mendonte se është vrarë gjatë sulmit të fundit në Siri. Videoja është postuar nga aktivistë të opozitës siriane dhe është regjistruar në Zamalka të Sirisë.
(e.m/j.knezi/BalkanWeb)

Lidhje te tjera VIDEO: Video prekëse për Sirinë, babai takohet me djalin, e dinte të vdekur

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›