E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Nuk ka zgjedhje te parakohshme

Kreu i LSI njekohesisht zevendes kryeminister dhe minister i Ekonomise Ilir Meta eshte shprehur i bindur se ne Shqiperi nuk do te kete zgjedhje te parakoshme. Zerave te opozites per renie te maxhorances Meta i eshte pergjigjur me mesazhin se nuk rritjet mbeshtetja elektorale duke shtene fall por se duhen alternativa.

Secili ka te drejte te enderroje zgjedhje te parakohshme dhe zgjehje do te kishin ndodhur rreth 300 here gjate ketij vitit te pare te kesaj qeverie. Une i ftoj ne menyre miqesore te forcojne durimin sepse zgjedhjet do te mbahen me 28 qershor te vitit 2013. Eumlshte e mira te paraqesin alternativa pasi duke shtene fall nuk ka as zgjedhje te parakohshme dhe nuk ka as mbeshtetje me shume nga votuesit dhe nga qytetaret tha Meta.

Keto deklarime zoti Meta i ka bere pas nje aktiviteti te ambasades gjermane ku eshte folur per mbeshtetjen ekonomike te Gjermanise per Shqiperine.

Aktivitetet e 20 vjetorit te bashkepunimit ekonomik jo rastesisht quhen udhetojme se bashku. Arritjet e ketyre viteve jane nje pervoje e mire per ta vazhduar mbeshtetjen per ju dhe kjo nuk do te mungoje tha Carola Mueller-Holtkemper.

Mbeshtetja dhe ndihma e Gjermanise ka qene e jashtezakonshme ne perputhje me sfidat prioritetet dhe dinamiken e zhvillimeve ekonomike- sociale ne vend. Bujqesia infrastruktura dhe shendetesia kane ndjere ne menyre te vecante mbeshtetjen e Gjermanise tha Meta.

Aktiviteti per bashkepunimin ekonomik u zhvillua ne kuader te muajit tetori gjerman. Investimet gjermane ne Shqiperi prekin pothuaj te gjithe fushat e ekonomise.

Adi Darsi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›