E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sistemi shëndetësor drejt vitit 2020

TRITAN SHEHU

Drejtoria rajonale e OBSH-së pak kohë më parë zhvilloi mbledhjen e saj në Jerusalem. Vendin kryesor në axhendën e atij takimi e kishte puna për hartimin e strategjisë së re të kësaj organizate, strategji kjo që po ndërtohet për periudhën deri në vitin 2020. Në ato diskutime dallonte një vizion strategjik me elemente të reja, të lidhura këto me situatën e re tejet të vështirë ekonomike në Europë si pasojë e krizës aktuale. Elementet e tregut, realizëm financiar, shkurtim buxhetesh publike, vizione të reja për publikun e privatin, financime alternative etj., ishin prezente. Kudo kërkohet të ulen e kontrollohen borxhet e deficitet e buxheteve, të balancohen bilancet, shpenzimet të jenë në proporcion me të ardhurat reale. Pra kërkohet të jetojmë në një kohë reale, kërkohet të përgatisim e implementojmë strategji reale, në përshtatje të realiteteve të reja. Dhe kur flasim për shkurtime, pa dyshim që jo pak preken dhe shpenzuesit më të mëdhenj, sektorët socialë të çdo shteti. Këtu nuk mund të përjashtohet sistemi shëndetësor. Tashmë, siç duket, këto janë rregulla globale që imponojnë strategji të reja, së paku deri në kapërcimin e kësaj krize, që sipas gjasave, do të jetë e gjatë. Kjo është njëra anë. Përmirësimi pa ndërprerje i cilësisë së shërbimit shëndetësor është ana tjetër, që çdo shoqëri kërkon ta realizojë brenda saj, duke u bërë ky kështu çdo ditë dhe më i kushtueshëm. Asnjëherë fondet për shëndetësinë nuk kanë qenë të mjaftueshme, edhe atëherë kur kontrolli mbi shpenzimet nuk ishte kaq rigoroz sa sot. Pra, qartësisht sot kemi përpara një kontradiktë që duhet të përballohet vetëm me realizëm. Dhe së pari kjo fillon duke varrosur përfundimisht nga mendjet e kujtdo gënjeshtrën e madhe që shëndetësia është falas, duke lënë mbrapa përfundimisht sloganet iluzive e populiste mbi sektorët socialë, shpenzimet e pakontrolluara, duke kuptuar qartësisht që n.q.s. flasim sot me forcë për ekonomi sociale tregu, me këtë kuptojmë në thelb ekonomi tregu, kuptojmë drejtim të sektorëve socialë, në këtë rast të sektorit të shëndetësisë, me principet e rregullat e tregut. Vetëm një treg i tillë, i gjerë dhe i fortë, duke përfshirë brenda tij dhe sektorët socialë, mund të orientohet me realizëm drejt politikave sociale aktive, mund të krijojë kushtet për implementimin e tyre. Kjo është e domosdoshme për zhvillimin afatgjatë dhe të sigurt të këtij sektori. Asnjë vend e shoqëri që ka ndërtuar ekonominë e tregut nuk mund të përjashtohet nga ky rregull i përgjithshëm.

Shqipëria është pjesë e shoqërisë së tregut. Si e tillë, megjithëse po zhvillohet kryesisht në sajë të një ekonomie reale, ajo dhe sektori i saj i shëndetësisë, nga këto rregulla nuk mund të përjashtohen. Përkundrazi, implementimi i tyre është vital për ne. Ketë e tregoi qartësisht dhe eksperienca negative e atyre vendeve europiane që nuk respektuan këto parime. Ndryshimet e mëdha, për tu përshtatur me drejtimin kryesor të vendit, që është ekonomia e tregut, sektori ynë shëndetësor i filloi që më 1992-shin. Flitet që nga ajo periudhë për një tranzicion të tij. Dikush thotë që po zgjat shumë, dikush që po përfundon. Duke bërë një parantezë, unë do të thosha që këtu duhet të sqarojmë esencën. N.q.s. ne me tranzicion kuptojmë ndryshimet, zhvillimin, rritjen, ai nuk ka fund, është i përjetshëm, se dhe përsosja nuk ka fund. N.q.s. ne duam ti japim një fund këtij tranzicioni, atëherë duhet të vendosim një kufi në përcaktimin e objektivave si periudhë. Unë do të mendoja, qoftë për ta përshtatur këtë fazë dhe me karakteristikat botërore të zhvillimit, ashtu dhe me përballimin e nevojave tona konkrete, të pranojmë si fundin e tranzicionit tonë në shëndetësi, momentin e përshtatjes së tij me tiparet e ekonomisë së tregut. N.q.s. përcaktojmë një gjë të tillë, ne jo vetëm që mund të përcaktojmë disa objektiva e periudha kohore të objektivizuara, por dhe mund të ndërtojme në këtë ecuri strategji konkrete e të përputhshme me imperativët e zhvillimit në situatat e krijuara. Kjo shkon paralelisht dhe me strategjitë e organizmave ndërkombëtarë dhe si duket dhe me atë të OBSH-së për periudhën deri në vitin 2020. E bëra këtë parantezë të gjatë pikërisht për të sqaruar më konkretisht idenë që tashmë objektivat e zhvillimit të sektorit të shëndetësisë jo vetëm që duhet të sinkronizohen që në themel me konceptet e tregut, por dhe duhet të ketë ritme tejet të larta në implementimin konkret të tyre. Çdo ditë që kalon thellon vështirësitë e rreziqet jo vetëm për sektorin e shëndetësisë, por dhe për tërë sistemin ekonomik të një vendi. Kjo është një nga risitë e kësaj periudhe, e cila po e largon njerëzimin nga iluzionet, për ta futur në realizëm. Me terma më të qartë mund të thuhet se në këtë rrugë zhvillimi, tashmë në kushtet konkrete europiane, apo dhe në korelacion të strategjisë deri në vitin 2020, sistemi shëndetësor duhet ti përshtatet gjendjes së re, për të qenë eficient dhe për të përballuar kërkesat ndaj tij. Jo se këto elemente nuk kanë qenë një nevojë deri sot, por sepse në këtë periudhë të re kjo është evidente dhe domosdoshmëri. Në mënyrë skematike do ta përmblidhja këtë në dy objektiva të mëdha: nga njëra anë eficiencë maksimale e financimeve të realizuara, pra raport sa më pozitiv kosto\cilësi dhe, nga ana tjetër, thithje maksimale financimesh alternative jashtë buxhetit të shtetit. A ka një mekanizëm të tille që të shtyjë në këto dy drejtime njëkohësisht? Ka dhe ai është vetëm një, mekanizmi e konceptet e ekonomisë së tregut, decentralizimi, konkurrenca midis institucioneve shëndetësore, konfigurimi i tregut të shëndetit. Në lidhje me ketë dua të theksoj atë që është themeltare. Shteti nuk duhet të ofrojë shërbime, shteti bën politika, rregullon sistemin, përcakton parametrat bazalë të cilësisë, standardet, duke ngritur institucionet përkatëse, pra ai krijon mekanizmat. Shteti ndërhyn direkt në shërbimet, veçse në raste të jashtëzakonshme; edhe atëherë në përputhje me principet e tregut. Shërbimet ofrohen ose nga institucionet publike autonome, ose nga ato private. Dhe këto janë spitalet private apo publike, që të gjitha bashkë veprojnë si ndërmarrje. Këto janë edhe institucionet e kujdesit parësor, që ka ardhur koha të jenë tërësisht private, të bazuara mbi profesionistin e lirë, ashtu si dhe nuk kemi pse të hezitojmë për shtrirjen e privatizimit dhe drejt spitaleve jorentabël. Shërbimet blihen nga institucionet sigurative, private apo publike autonome. Kjo formë siguron tregun, ku duhet të ketë një barazi të plotë midis publikut e privatit, ku privati nuk është plotësues, por pjesë integrale e sistemit. Është pikërisht tregu, që dhe mbi bazën e konkurrencës, nxit rentabilitetin e financimeve, përmirësimin e cilësisë së shërbimit, krijon mundësi për financime alternative.

Financimet alternative janë një element tejet i rëndësishëm, veçanërisht për periudhat që po jetojmë. E përsëris, buxheti për shëndetësinë asnjëherë nuk është i mjaftueshëm. Aq më tepër kjo do të jetë një vijë e pandërprerë për të gjithë strategjinë europiane, deri në vitin 2020. Detyra jonë është ta kompensojmë këtë, edhe duke stimuluar burime alternative financimesh. Dhe për këtë duhen shfrytëzuar disa forma partneritetesh:

1-Së pari është partneriteti me popullsinë. Në lidhje me këtë, vetë OBSH pranon mundësinë e futjes së pagesave direkte deri me 15-20% të vlerës. Unë insistoj që për të gjitha arsyet, financiare, sociale, etike, besueshmërie, perspektive etj., në këtë pikë ne duhet të preferojmë më shumë format e parapagimit nëpërmjet kontributeve direkte, sesa pagesat direkte. Kontributet jo vetëm që janë pjesë shumë e rëndësishme e kësaj strategjie, por veçanërisht u rekomandohen vendeve të konsoliduara. Ne tashti kemi institucione, eksperiencë etj., gjë që duhet të na bëjë që të zgjedhim strategji zhvillimi që u rekoman

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›