E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sistemi shendetesor spanjoll refuzon emigrantet

Nuk do të ketë më mjekime për emigrantët e paligjshëm në Spanjë. Të huajt pa dokumente do të duhet të paguajnë për të përfituar shërbime në spitalt spanjolle. Për ata që kalojnë moshën 65 vjeç, shuma bazë që do të duhet të paguhet është 1800 euro. Por nëpunësit e sektorit shëndetësor kanë reaguar menjëherë. Me qindra persona kanë manifestuar në Madrid për ti thënë jo një reforme që ata e konsiderojnë diskriminuese. “Jemi absolutisht kundër, ka shpjeguar një biolog në spitalin e kryeqytetit spanjoll. Dhe ky është qëndrimi i të gjithë nëpunësve shëndetësorë në të gjitha spitalet e vendit. Do të bëjmë çfarë të mundemi për ta përmbyllur me sukses këtë betejë, ka përfunduar ai. Kryeministri i vendit Mariano Rajoi po përpiqet që të qetësojë spanjollët se nuk do të ketë një rritje të mëtejshme taksash në vitin 2013. Para mbështetësve të tij, kreu i ekzekutivit spanjoll – popullariteti i të cilit është në rënie – ka shpjeguar se masat e marra për shkurtimin e buxhetit janë shumë të nevojshme për mbijetesën e shërbimeve publike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›