E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani shpërndan miliona dollarë pa tender

Gazeta Shqip

Ardian FullaniErion Braçe: Fullani, 1.5 milionë dollarë pa garë për rikonstruksionin e hotel Dajtit

Zbardhen dokumentet që tregojnë shpenzimet me procedura të veçanta prokurimi

Paga: Guvernatori ynë ka pagën e dytë më të lartë në botë, krahasuar me homologët e tij. I vetmi që ka një pagë më të lartë se Fullani, nisur nga të ardhurat e vendit, është guvernatori i Bankës së Britanisë së Madhe

Lehtësirat: Në deklaratën e pasurisë së tij, Ardian Fullani, përveç disa pasurive të konsiderueshme, deklaron se po vijon të shlyejë një

kredi të zbutur të marrë nga Banka e Shqipërisë, institucioni që drejton

Kandidaturat: Gjatë procesit të negociatave mes mazhorancës dhe opozitës për zgjedhjen e presidentit të ri, emri i Ardian Fullanit u propozua nga mazhoranca për president, por nuk u pranua nga opozita

Fatjona Mejdini

Deputeti socialist, Erion Braçe, akuzoi dje guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, se i ka lejuar vetes të harxhojë 1.5 milionë dollarë për kthimin e hotel Dajtit në ambiente për Bankën e Shqipërisë. Përmes dokumenteve, Braçe theksoi se përveç faktit se hotel Dajti u ble në mënyrë të pajustifikuar me prokurim të drejtpërdrejtë nga Banka e Shqipërisë me vlerën 41.4 milionë dollarë, guvernatori Fullani vijoi të shpenzonte pa asnjë kriter për rikonstruktimin e godinës. Duke u bazuar në raportin financiar të Bankës së Shqipërisë, Braçe theksoi se përsëri me prokurim të drejtpërdrejtë dhe pa garë, Fullani ka harxhuar dhe 1.5 milionë dollarë, për përshtatjen e pjesshme të godinës dhe për projektin e zbatimit të përshtatjes së hotelit në një bankë. Blerja e hotel Dajtit atij nuk i mjaftoi, sepse nuk fitoi gjë. Menjëherë shpërthejnë shpenzimet e tjera, shtesë, dy vendime për para të tjera. Sipas të parit, Fullani miraton shpenzime për përshtatjen e pjesshme të hotelit në bankë, me vlerë prej 567 mijë dollarësh. Përsëri pa garë, por me procedurë të veçantë prokurimi. Sipas vendimit të dytë, Fullani ka miratuar shpenzime për projekt-zbatimin e përshtatjes së hotelit bankë Dajti me një vlerë prej 1 milion dollarësh dhe ky pa garë, por me procedurë të veçantë prokurimi, shpjegon Braçe situatën e këtyre dy fondeve të veçanta të përdorura nga buxheti i Bankës së Shqipërisë pa garë mes kompanive, të cilat kanë pasur interes për të marrë pjesë në rikonstruksionin e godinës. Por sipas deputetit socialist, Erion Braçe, skandali thellohet dhe më shumë në një kohë kur ndonëse kanë kaluar dy vite nga blerja e hotel Dajtit, Banka e Shqipërisë ende nuk ka arritur ta përfundojë rikonstruksionin. Sipas deputetit socialist, për shkak të vonesave, fatura financiare bëhet dhe më e madhe, në një kohë kur Banka e Shqipërisë paguan qira të majme për ta strehuar stafin e saj. Dy vite pas blerjes së hotel Dajtit, ai është po ashtu, ndërkohë që Banka e Shqipërisë vijon të paguajë qira marramendëse për tu strehuar. Dy vite pas blerjes së shtrenjtë, të paparashikuar, të panevojshme e të paarsyetuar të hotel Dajtit, Banka e Shqipërisë ka harxhuar edhe 1.500.000 dollarë për projektin dhe përshtatjen e pjesshme të tij, deklaron Braçe, duke theksuar se në faturë pritet të futen dhe shpenzimet e rindërtimit. Deputeti socialist thekson faktin se paratë e Bankës së Shqipërisë po shkojnë vetëm për ndërtime, duke bërë që Fullani të krijojë një biznes personal me to. Paratë e Bankës së Shqipërisë po bëhen tulla e llaç. Por çrëndësi ka, kështu fitohen para dhe ky është biznesi i guvernatorit Fullani, del në konkluzion deputeti socialist. Prej ditësh, opozita në vend ka nisur një sulm të përditshëm në lidhje me shpenzimet marramendëse që sipas saj, kryhen në Bankën e Shqipërisë. Sipas opozitës këto shpenzime të larta nuk kryhen në vende të cilat kanë një ekonomi të konsoliduar dhe konsiderohen si të jashtëzakonshme për ekonominë e një vendi të vogël si Shqipëria. Opozita thekson dhe faktin se, pavarësisht se vendi është në krizë, guvernatori i Bankës së Shqipërisë nuk ngurron të shpenzojë për lukse të tij dhe të punonjësve.

Qiratë: BSH ka marrë me qindra ambiente me qira, me çmim të kripur, sikur të ishte zona e ish-Bllokut, pa garë

Qëndrimi: Opozita nuk kritikon vetëm kreun e BSH-së, por edhe Kryeministrin Berisha, i cili e përzgjodhi me mandat të dytë 7-vjeçar

Muzeu: Një tjetër shpenzim i Bankës së Shqipërisë lidhet me muzeun e bankës, për të cilën u hodhën 1.8 milionë dollarë

Kredia: Kush punon në Bankën e Shqipërisë ka të drejtën të aplikojë të marrë kredi nga vetë banka, me interes 0.5 për qind bsh6 bsh5 bsh4 bsh3 bsh2 bsh1 Copy of fullani me kale mbrapa banka shqiperise bsh9 bsh8 bsh7

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›