E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli i Kryetares se Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i ka bere thirrje opozites te votoje tre ligjet e rendesishme per integrimin, ne menyre qe ne kete 100 vjetor vendi yne te marre statusin e kandidatit per anetaresim ne BE. Gjate nje takimi me nxenes dhe studente kryeparlamentarja tha se shqiptarët në këtë moment historik janë shumë pranë realizimit të ëndrrës së tyre më të madhe: anëtarësimit në Bashkimin Europian. “Mjaftojnë vetëm tre sekonda që opozita të votojë tre ligjet e integrimit me qëllim që Shqipëria te realizoje kete enderr shekullore. Ne kete takim ne sallen e parlanmentit, e cila ka hapyur dyer per qytetaret ne vijim te kremtimeve me rastin e 100 vjetorit te pavaresise zonja Topalli tha se të gjithë brezat e tanishëm duhet të ndihen të privilegjuar që kanë fatin të përjetojnë dhe të festojnë këtë përvjetor, që është edhe një moment reflektimi mbi të vërtetat historike të vendit tonë. Gjatë bisedës me studentët, zonja Topalli ndau mendime në lidhje me disa personalitete të shquara shqiptare që kanë lënë gjurmë të thella gjatë këtij shekulli. Nga Vaso Pasha, te Ahmet Zogu e Nënë Tereza, Kryetarja e Kuvendit nënvizoi se shqiptarët ndër vite kanë ushqyer vlera të tilla si humanizmi, bashkëjetesa fetare dhe atdhedashuria, vlera më të cilat Shqipëria synon të zërë me dinjitet vendin e saj në familjen europiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›