E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siti ne sulm per Dzekon dhe Dani Alveshin

Sulmuesi boshnjak i Volfsburgut dhe mbrojtesi brazilian i Barcelones jane objektivat kryesore te Mancester Sitit ne merkaton e veres se ardhshme.
Pas shperthimit me Volfsburgun Dzeko eshte vene ne shenjester te disa prej klubeve me te njohur ne Evrope. Se fundmi eshte bere objektivi kryesor i Mancester Sitit ne merkaton e qershorit te 2011-es. Klubi anglez tentoi edhe gjate veres qe shkoi por nuk ra dakord me shumen prej 45 milione sterlinash qe Volfsburgu kerkonte per ta lene te lire bomberin ballkanas.

Sipas mediave britanike dhe atyre gjermane Volfsburgu mund te ule kerkesen per lojtarin nderkohe qe per kete te fundit Mancester Siti ka gati nje oferte prej gjashte milione sterlinash ne sezon. Per te siguruar parate e nevojshme klubi i Citizens po planifikon te shese plot gjashte futbolliste Adebajor Bridxh Given Leskot Santa Kruz dhe Rajt-Filips.

Nderkaq mesohet se Siti ka hedhur syte edhe nga mbrojtesi brazilian i Barcelones Dani Alvesh bisedimet e te cilit per shtyrjen e kontrates me klubin katalanas kane ngrire.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›