E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti në Kavajë, 3 të arrestuar dhe 4 në kërkim

Të arrestuarit janë: Agim Musaku, 30 vjeç, nga Belorta e Korçës, Nazmi Lecini, 52 vjeç, nga Luzi i Madh i Kavajës, Gëzim Muka, 44 vjeç, nga Kavaja. Ndërkohë që filloi procedimi penal dhe po punohet për kapjen e Erjon Ajdinit, 27 vjeç, Skerdi Bizhdilit, 28 vjeç, Aurel Myftiut, 27 vjeç, dhe Naim Haxhiut, 42 vjeç, që të katër këta shtetas nga qyteti i Kavajës.

Arrestimi i tyre dhe fillimi i procedimit penal në ngarkim, filloi sepse dyshohet se gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Besa- Skënderbeu, ndeshje e cila u zhvillua në qytetin e Kavajës, ata kanë fyer gjyqtarët e ndeshjes duke hedhur më pas sende të forta në fushë.

Po ashtu këta shtetas, nuk i janë bindur urdhërave të punonjësve të Policisë, për ndërprerjen e veprimeve të paligjshme të kryera gjatë zhvillimit të kësaj ndeshje, ndërkohë që kanë prishur rendin dhe qetësinë duke ndërprerë kështu zhvillimin e ndeshjes në stadium.

Aktualisht nga shërbimet e policisë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, vazhdon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të paligjshme.

Ndërkohë që materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për konsumim të veprave penale të “Fyerje për shkak të detyrës”, “Kundërshtimit të punonjësve të policisë”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë së rendit”, “Prishje të rendit dhe të qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 239, 242, 274 dhe 236 të parashikuar nga nenet 239, 242, 274 dhe 236 të Kodit Penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›