E Hënë, 2 Nëntor 2026

Situata e krijuar në Kuvend, ministrja Dhuka: Nuk ndikon në rrugën drejt BE, vendimet i kemi marrë bashkë me opozitën

Ministrja e Shtetit dhe kryenegociatorja Majlinda Dhuka, pas mbledhjes së qeverisë theksoi se vendi është në hapat e fundit për të përmbushur kriteret e anëtarësimit në BE.

Lidhur me situatën e krijuar në Kuvend, Dhuka theksoi se përtej debateve politike, sa i përket anëtarësimit në BE të gjithë janë një dhe vendimet janë marrë në konsensus.

Ministrja Dhuka theksoi se pavarësisht situatës së krijuar, Shqipëria do të progresojë në këtë rrugëtim.

“Sa i përket opozitëës dhe pozitës në Shqipëri janë bashkë, sa i përket anëtarësimit në BE, dhe i kanë marrë bashkë këto vendime të rëndësishme dhe Shqipëria do të progresojë për t’u bërë pjesë e BE pavarësisht nga situatat e ditës”, tha ajo.

Ditën e djeshme, 30 shtator, opozita riktheu skenarët e kaosit në Kuvendin e Shqipërisë. Demokratët, fillimisht u përplasën fizikisht me Gardën, hodhën sende të forta në drejtim të kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali dhe më pas morën karriget e tyre dhe u vunë flakën në ambientet e jashtme të godinës. Shkak i “aksionit opozitar” u bë dënimi me një vit burg i demokratit Ervin Salinji. Ky i fundit akuzohet për kallëzim të rremë lidhur me dosjen “Babale”./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›