Statusi kandidat YEEP rezolute ne mbeshtetje te Shqiperise
Forumi rinor i Partive Popullore Europiane miratoi në Tiranë një rezolutë në mbështetje të statusit të Shqipërisë si vend kandidat në Bashkimin Europian. Në rezolutë i behët thirrje Partisë Socialiste të votojë tre ligjet në Parlament dhe të mos bllokojë statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Dokumenti i miratuar në unanimitet nga të rinjtë europianë i bën thirrje edhe Komisionit Europian të vazhdojë mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE , duke theksuar se statusi i vendit kandidat është thelbësor për të ardhmen e qytetarëve shqiptarë dhe veçanërisht për të rinjtë e këtij vendi.
Vetë Kryeministri Berisha në faqen e tij zyrtare në facebook bëri me dije “kjo ishte java europiane dhe botërore e të rinjve të PD.
Ata kishin si mysafirë të rinjtë nga 100 partitë IDU nga mbarë bota dhe të rinjtë të 70 partive simotra, anëtare të EPP-së, të cilët po zhvillojnë një aktivitet në Tiranë, si mbështetje para-elektorale për Forumin Rinor dhe PD”.
Në takimin me Kryeministrin Berisha përfaqësuesit e forumeve rinore të Partive Popullore Europiane vlerësuan shumë ndryshimin e madh të Shqipërisë nga reformat e thella, e të suksesshme të qeverisë dhe njëkohësisht shprehën habinë e tyre për bllokimin e tre ligjeve nga opozita, si një rast unik në historinë e integrimit në BE, të vendeve ish-komuniste.
“Zoti Kryeministër, si të pranishëm këtu edhe disa vite më parë, një nga përfundimet ishte që prospekti I zgjerimit të BE-së ishte një force shtytëse për reformat këtu në Shqipëri.
Ne e dime që ka tre ligje, të cilat janë të nevojshme për të marrë statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Ne jemi ketu per t’i thënë opozites Shqiptare te mos I bllokoje keto 3 ligje. Sepse ne mendojmë se hyrja në Bashkimin Evropian dhe statusi I vendit kandidat nuk kanë të bëjnë vetëm me interesin e qeverisë apo opozitës, por është mbi te gjitha në interesin e të gjithë shqiptarëve.
Ne u kënaqëm kur pamë që rinia ishte një nga forcat kryesore përsa I përket zhvillimeve dhe politikave ekonomike. Dhe do të doja të nënvizoja punën që ka bërë kryetari i FRPD Gerti Bogdani në jetën politike të Shqipërisë dhe të doja ta vlerësoja si një anëtar I denjë I familjes së madhe të YEPP-it. Do të doja t’ju përgëzoja për të gjitha arritjet që keni pasur deri tani dhe t’ju uroja sukses të madh në zgjedhjet e ardhshme!”, u shpreh në fjalën e tij, Csaba Domotor, President i YEPP.