Situata klimaterike

Situata e paqëndrueshme atmosferike do të vazhdojë të mbizotërojë në vendin tonë edhe ditën në vijim. Reshjet e shiut dhe stuhitë e forta të erës sipas shërbimit “Meteoalb” do të zhvendosen nga zonat veriore dhe qendrore drejt atyre jugore dhe juglindore. Ndërkohë që në zonat malore parashikohet të bien edhe reshjet e para të borës ndonëse jo me intensitet të lartë. Kushte të tilla meteorologjike do te jene dominuese deri ditën e martë kur reshjet pritet të bëjnë një pauze për tu rikthyer sërish të enjten. Problematike sipas shërbimit “Meteoalb” javën e ardhshme do të jenë temperaturat të cilat do të pësojnë rënie të ndjeshme. Në të gjithë territorin termometri parashikohet të shënojë 4 deri 5 grade celcius me pak se ditet qe po leme pas. Tetori sipas sinoptikanëve te shërbimit “Meteolab” konsiderohet një muaj i lagësht megjithe ditet e pakta me reshje internistit i tyre ka qene i larte ndërkohë qe ai do te mbyllet me temperatura tipike te vjeshtës.