Situata kriminale në vend, Tahiri takon shefat e policisë
Situata e rënduar kriminale në vend ka bërë që Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të thërrasë në një takim shefat e policisë.
Takimi do të zhvillohet në orën 13:00 ndërsa pritet që ministri i brendshëm Tahiri të paraqesë edhe masat për kthimin e rendit dhe sigurisë në vend.
Ndërkohë, ditën e djeshme, vetëm pak orë pasi kishte marrë detyrën, ministri Tahiri zhvilloi edhe një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.
Kohët e fundit kanë ndodhur dhjetëra ngjarje kriminale, me pasoja të rënda në jetë. Vetë ministri është shprehur përpara se të merrte detyrën se ndihet i shqetësuar për situatën e krijuar në vend.