E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshqitje dherash në Rrugën e Kombit

Rruga e Kombit është kthyer në rrugë një kalimshme për shkak të rrëshqitjeve dhe shembjeve të dherave.

Një masiv gurësh ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë në mes të rrugës në vendin e quajtur Kolsh.

E gjithë situata ka krijuar një anomali në qarkullimin e mjeteve pasi policia ka devijuar lëvizjen e mjeteve, vetëm në kahun që është i kalueshëm

Në vendngjarje kanë shkuar ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve të cilat po punojmë për hapjen e rrugës.

Reshjet e shiut, rrëshqitje dhe përmbytje në Durrës

Reshjet e shiut të rëna përgjatë gjithë natës kanë rikthyer rrëshqitjen e dherave dhe përmbytjet në qytetin e Durrësit.

Masivet e dheut të rëna përgjatë rrugës në zonën e Kodër-Vilës të qytetit bregdetar kanë shkaktuar mjaft probleme për banorët e zonës.

Gjithashtu si pasojë e përmbytjeve ka pasur probleme edhe në zonën ish-Kënetës, Shkozet dhe Plazh.

Ndërkohë mësohet se si pasojë e reshjeve të shiut, mëngjesin e sotëm është vështirësuar puna edhe në portin e Durrësit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›