Situata kritike NATO ne ndihme te Shqiperise

Topi ne Shkoder Te zbrazen HEC-et. Te shmangen debatet politike duhet bashkepunim
Shqiperia detyrohet te kerkoje ndihmen e NATO-s per shkak te permbytjeve ne veri te vendit. Presidenti i Republikes Bamir Topi ishte dje ne Shkoder per te pare nga afer situaten e veshtire nga ku beri te qarte se tashme nevojitet ndihma e NATO-s per perballimin e situates. Kreu i shtetit beri thirrje per maturi bashkepunim dhe solidaritet per perballimin e situates emergjente te krijuar nga permbytjet ne vend dhe beri thirrje per shmangie te debateve politike dhe te gjithe te veprojne se bashku per perballimin e situates. Presidenti i Republikes Bamir Topi kerkoi qe shkarkimet nga hidrocentralet te vazhdojne ne menyre qe te parandalohet cenimi i sigurise se digave. Kreu i shtetit pasi inspektoi HEC-in e Vaut te Dejes deklaroi se shkarkimet nga HEC-et jane te nevojshme. Gjate vizites ne Shkoder fillimisht Kryetari i Shtetit zhvilloi nje takim ne prefekturen e qytetit te Shkodres me anetare te Komitetit Nderministror te Emergjencave Civile dhe zyrtare e drejtues te tjere te larte te pushtetit qendror e vendor. Ne kete takim Presidenti Topi mori nje informacion me te detajuar lidhur me situaten e renduar nga reshjet te cilat tashme kane permbytur pjesen me te madhe te qytetit veriperendimor zonat dhe mijera hektare toke perreth. Vemendje me e posacme u eshte kushtuar masave qe jane ndermarre dhe strategjive per evakuimin ardhjen ne ndihme dhe asistencen mjekesore ushqimore njerezore per te gjitha familjet me ne nevoje. Ne vijim Kryetari i Shtetit inspektoi nje nder lagjet qe shfaqet me problematikja ne kete situate ne qytetin e Shkodres lagjen Xhabie. Presidenti Topi pati rastin te takohet e te pershendetet me qytetaret dhe te ndaje me ta disa momente te shqetesimit e te trishtimit te ketyre casteve jetesore tejet te veshtira per ta duke i shprehu solidaritetin dhe mbeshtetjen e plote institucionale dhe humane. Ne perfundim Kryetari i Shtetit iu pergjigj interesimit te gazetareve lidhur me situaten jo vetem ne Shkoder por ne te gjithe Shqiperine duke thene se e gjithe Evropa po vuan pasojat e motit te keq. Situate krejt kritike ka qene ne gjithe Evropen diku kjo shprehet me bore diku me shi. Natyrisht qe kjo situate po perballohet nga institucionet e shtetit po perballohet nga ushtria nga policia nga mjeket po perballohet nga vete populli. Une mendoj qe ky moment sikurse cdo moment tjeter i veshtire kerkon maturi kerkon bashkepunim pra kerkon ate qe e kemi thene vazhdimisht dhe nuk eshte nje term qe perdoret ne te tilla raste kerkon solidaritet - tha z. Topi. Ai kerkoi bashkepunimin e qytetareve me qeverine me qellim kapercimin sa me te shpejte te kesaj situate te veshtire. Por nje mesazh te qarte Presidenti i adresoi politikes shqiptare duke nenkuptuar qarte opoziten e majte qe te lere menjane akuzat dhe debatet boshe dhe te behet bashkepunuese pasi vetem ne kete menyre u vihet ne ndihme te permbyturve.
Une u bej thirrje te gjitheve pa perjashtim ne keto situata te jene te gjithe bashke te mos hapin debate te panevojshme pastaj debati ka vendin e vet dhe ky eshte moment qe duhet kaluar Une kam bindjen qe te gjitha institucionet jane ne kembe. Ne kemi kerkuar ndihmen edhe te shteteve partnere. Natyrisht qe une bashke me tjeret po merremi fort me kete pune duke u marre kryesisht me ceshtjen e transportit i cili eshte bere me i nevojshem se kurre dhe besoj qe do te kemi ndihmen e tyre imediate - u shpreh z. Topi.
Ne pergjigje te pyetjes se kujt i eshte kerkuar ndihme ne kete situate Presidenti Topi vuri ne dukje Natyrisht qe Shqiperia eshte vend i NATO-s dhe ndihma e pare kerkohet nga vendet aleate dhe eshte ne parimet e Aleances qe ne cdo situate te veshtire qofshin keto edhe emergjenca civile te gjithe jane te detyruar te ndihmojne. Pra keto jane ceshtje te karakterit teknik por ju siguroj qe kjo ndihme po vjen dhe do te vije.
Keshilli i Sigurise Topi Qeveria po permbush detyrimet
Lidhur me kohen se kur mund te mblidhet Keshilli i Sigurise Kombetare Presidenti i Republikes beri me dije qe nuk eshte vendosur momenti se kur do te mblidhet. Kjo sipas tij per faktin sepse merren ne konsiderate qe njerezit jane te gjithe ne terren bashkepunimi mes institucioneve eshte ne nivelin me te larte. Merret informacion komunikohet bashkepunohet. Pra mbledhja e Keshillit te Sigurise Kombetare ka karakter jo vetem per momentin per dilemen e shume gjerave per projekte qe nuk jane thjesht ne funksion te kesaj emergjence por projekte mjaft te rendesishme qe kane te bejne me perspektiven. Sepse ju e dini qe nuk eshte vetem zona e Shkodres por ne administrimin e pushteteve vendore ka mjaft rezervuare dhe kuptohet qe ceshtjet e motit nuk kane te bejne thjesht me nje zone. Shkodra ka specifiken e vet - deklaroi z. Topi.