Lufta me natyren
13 mije hektare te permbytur ne Shkoder. 10 mije shkodrane te evakuuar nga shtepite e tyre nga vatrat e tyre familjare te permbytura. Mijera te tjere te ngelur te bllokuar neper apartamente dhe shtepi me katet e para teresisht nen uje ne pritje te evakuimit. Mes lageshtires ujit qe ngrihet frikshem ujerave te zeza te shperthyera mungeses se energjise elektrike dhe ujit te pijshem pakesimit te rezervave ushqimore. Me qindra e mijera orendi shtepiake te shkaterruara te qullura te dala jashte perdorimit. Jane shifra si te nje beteje te nje lufte epike. Por ajo lufte zhvillohet sot me elementet e natyres. Lufte per te mos i lejuar vrullit gati vrastar te ujerave te rrembeje jete njerezore. Deri tani kemi dale fitues. Por qielli qendron ende me vetullat vrenjtur. Po bie shi me dite te tera. Kaskada e Drinit nuk mban me uje ne basenet e saj. Derdh mbi fushat e Shkodres te gjithe ci vjen nga perrenjte e rrembyer alpine. I gjithe dhjetori mund te jete i tille. Mijera shqiptare jane ne mes te detit te permbytjes dhe qiellit. Por ata nuk jane te humbur te lene ne meshiren e fatit ne humneren e fatkeqesise se tyre. Tek ata nuk jane vetem te gjithe anetaret e qeverise drejtoret e drejtorive te ministrive te gjithe specialistet e tokes dhe ujerave me dhjetera e qindra barka kamione te ushtrise trupa xheniere. Tek ata jane mendimet dhe shkojne dritherimat e zemres dhe shqetesimet tona. Eumlshte koha te shkoje edhe ndihma jone. Ndihma e cdo shqiptari. Ne Torovice jane 11 kompani private me drejtuesit e pronaret e tyre qe punojne duhet thene luftojne per te mos lejuar ujin te permbyte Lezhen. Gjithkush mund te jape per Shkodren dhe Lezhen. Sidomos per Shkodren. Ajo eshte martirja. E permbytura pese here brenda nje viti. Permasat e se keqes jane shume me te medha sesa janari i ketij viti. Jo vetem per nga harta e permbytjes dhe lartesia e ujit qe qendron ne fushe. Ne radhe te pare per nga parashikimi zymte i nje muaji dhjetor teresisht te lagesht te mbushur me reshje. E keqja nuk ka ikur Eumlshte aty ne cdo kercenim qielli dhe renie shiu. Ka kapur jo vetem Shkodren tone. Pjese te Malit te Zi Bosnjes Kroacise Serbise e deri ne Gjermani e France jane permbytur nga shperthimi i lumenjve. Mbare kontinenti eshte ne daren e ujit ose te ftohtit. Me dhjetera viktima ne keto vende. Katastrofe epokale natyrore. Ngrohja globale Rritja e nivelit te detrave Ndoshta... Por kush guxon ta ktheje fatkeqesine natyrore ne kerkim politik llogarish eshte i humbur. Opozita jone provoi te ecte ne kete shteg fals e vetevrases por duket se e ka braktisur dhe ka bere mire. Tani me shume se kurre duhet solidariteti i gjithkujt. Shkodres nuk i vershojne vetem lumenjte. I vjen uji nga liqeni nga qielli dhe nga kaskada e Drinit. Shkodra e vogel mbledh uje sa te gjitha basenet e tjera te Ballkanit Perendimor. Tani te gjithe syte i kane tek ushtria jone tek policia. Shpetoni shkodranet tane u jepni ushqime uje Dhe ne qytetaret e thjeshte mund te japim. Kudo ku jemi ne Shqiperi. Mund tu gjendemi prane vellezerve dhe motrave tona me nje dhurim te vogel financiar qe mund te jete i vogel e gati i parendesishem per secilin prej nesh por qe po ta bejme te gjithe eshte nje fond shume i dobishem per te permbyturit. Per tu dhene atyre shprese dhe nje te ardhme me me pak halle. Mjafton tu afrohemi bankave ku kemi llogarite tona. Mjafton nje veprim i vetem qe na kushton disa minuta yni. Ministria jone e Financave ka hapur prane te gjitha bankave tregtare te vendit llogarine Kontribute vullnetare per te permbyturit ne zonen e Shkodres. Te gjitha parate qe do te mblidhen nga kjo llogari vihen menjehere ne dispozicion te Komitetit Nderministror te Emergjencave Civile dhe perdoren menjehere per vellezerit dhe motrat tona. Te keqen mund ta mundim vetem te gjithe se bashku. Jep per Shkodren vella moter Jep per te ardhmen e te qenit shqiptar Mos lejo qe shkodranet te ndihen te vetem Nje dhurim yti sot eshte nje hap drejt se nesermes me te mire. Shkodra nuk duhet te behet serish martire e begatise se eksporteve tona energjise rekord te prodhuar gjate ketij viti nga hidrocentralet e Drinit. Begatia e eksporteve ti sherbeje Shkodres per te thelluar Bunen dhe rritur shtatin e argjinaturave. Dhe do ti sherbeje shume shpejt. Lufta me natyren sa ka filluar por do te perfundoje me fitoren e shkodraneve dhe te gjithe neve.