E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata kritike në Greqi, Papandreu mbledh qeverinë

ATHINE-Qeveria greke zhvilloi sot një takim emergjent në zyrën e kryeministrit Jorgos Papandreu, cili anuloi udhëtimin e tij në SHBA, pasi u informua me telefon nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Financave Evangelos Venizelos mbi qëndrimet e partnerëve evropianë në mbledhjen e Eurogrupit në Poloni.

Një klimë mosbesimi për performancën e të ardhurave buxhetore u duk në Poloni, e cila e kombinuar me zhvillimet e brendshme politike në Gjermani, krijon ankth për 20 ditët e ardhshme, periudhë kur do përcaktohet nëse do të paguhet ose jo kësti i gjashtë i ndihmës për Greqinë.

Ndërsa zyrtarët përgjegjës të qeverisë greke, shprehën optimizmin e tyre për dhënien e këstit, nuk e injorojnë fajktin që negociatat me Treshen do të jenë të vështira pa përjashtuar edhe masat e reja, nëse vlerësohet se tarifa e veçantë e pasurive të patundshme, e vendosur nga qeveria, nuk është e mjaftueshme për të arritur objektivat për uljen e deficitit.

Ndërkohë, një telekonferencë do të mbahet nesër, mes Ministrit të Financave Evangelos Venizelos me kreun e Trojkës, duke filluar një raund të ri të negociatave të vështira për disbursimin e kestit të gjashtë të ndihmës.

Ministri i Financave theksoi se qëllimi i videokonferencës është për të shpejtuar procesin e reformave dhe autorizimin për lirimin e këstit të gjashtë të kredisë.

Nga ana tjetër duket se ende është e paqartë data e rikthimit të Trojkës. "Në këtë moment nuk ka data të veçanta të kthimit të shefit të misionit të Treshes," tha zëdhënësi i komisionierit për Çështjet Ekonomike Olli Rehn. Vetë Olli Rehn në fjalimin e 7 Shtatorit shprehu shpresën se Trojka këtë javë do të jetë në Greqi për bisedime me krerët e qeverisë greke.

(d.b/BalkanWeb)

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›