E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, 2 shqiptarë në pranga për disa vepra të rënda penale

KAZERTA-Dy shqiptarë kanë përfunduar në pranga gjatë një operacioni të policisë së Kazertas në Itali. Sic raportojne mediat italiane në pranga kanë perfunduar Blerim Qoku, 35 vjec, Glorian Sallaj, 27 vjec dhe shtetasi italian Giovanni Pirozzi.

Ndërkohe dy italianë të tjerë janë vendosur në arrest shtëpie. Arrestimet u kryen në kuader te hetimeve nga policia dhe prokuroria e qytetit Santa Maria Capua Vetere, ne provincen e Kazertes e cila ne kuader te operacionit “Kali i Cmendur” pati arrestuar ne mars te ketij viti 7 persona te tjere per krime si vjedhje, zhvatje, favorizim dhe shfrytezim per prostitucion, tentative vrasje dhe armembajtje pa leje.
Hetimet e nisura në Korrik të 2010-es nxorrën ekzistencën e nje bande te rrezikshme me shtetas shqiptare, me origjinë nga Dibra, e spcializuar në vjedhjet e banesave, automjeteve, zhvatjeve te pronareve te dyqaneve si dhe rekrutimi nga jashtë i shtetaseve rumune që perdoreshin me pas per prostitucion ne zonen e Xhuljanos ne Napoli.

Sipas hetuesve italiane, Blerim Qoku ishte ai qe kryente rolin e promotorit dhe organizatorit te bandes. Vec kesaj hetuesit kane gjetur prova të një konflikti te ketij grupi me një tjetër bande shqiptarësh, por nga Puka per kontrollin e disa aktiviteteve te jashtëligjshme ne kete zone. Nje konflikt qe kulminoi me nje larje hesapesh ne 4 gusht te vitit te kaluar kur mbeti i vrare Rrahman Sula 23 vjec nga banda e Dibrës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›