E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata mes dy Koreve Obama pritet ti telefonoje Jintaos

Teksa zyrtaret me te larte te SHBA-se vazhdojne te deklarojne se ndihma nga Kina do te jete kyce ne qetesimin e tensioneve midis Korese se Veriut dhe Korese se Jugut Presidenti Obama po planifikon te telefonoje presidentin kinez Hu Jintao ne ditet e ardhshme per te diskutuar situaten kritike. Lajmi eshte bere me dije nga zyrtare te larte te administrates.

Thirrja telefonike do te vije vetem pak dite pasi Obama mbajti nje takim bilateral me Hu Jintaoi gjate samitit te G-20 ku zyrtaret e administrates u shpejtuan te deklarojne se takimi ishte i shtati mes dy udheheqesve qe kur Obama mori detyren.

Obama planifikon te prese presidentin kinez per nje vizite zyrtare neUashington ne fillim te janarit por marredheniet do te testohen shume me shpejt me kerkesen e zyrtareve amerikane qe Kina te ndikoje ne ctensionimin e situates mes dy Koreve.
Raportet ndermes ty Koreve jane tensionuar ndjeshem si pasoje e bombardimit nga ana e Penianit te ishullit koreano-jugor te Jeon Pjeongut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›