SHBA Te shtenat me artileri te Korese se Veriut shkelje e armepushimit por jo prelud lufte

Shtetet e Bashkuara thane dje se sulmet me artileri te Korese se Veriut kunder nje ishulli te Korese se Jugut ishin te paramenduara dhe shkelje e marreveshjes se vitit 1953 qe i dha fund luftes se Korese. Por zyrtaret amerikane nuk besojne se Pheniani po pergatitet per nje fushate te zgjeruar ushtarake. Korrespondenti i Zerit te Amerikes David Gollast na sjell hollesi nga Departamenti i Shtetit.
Zyrtaret amerikane nuk po e minimizojne seriozitetin e goditjes me artileri nga Koreja e Veriut te cilen e quajten provokim te rende dhe shkelje te qellimshme te armepushimit te luftes se Korese. Por ata thone se nuk kane vere re pergatitje per ndonjekonflit kufitar nga Koreja e Veriut por presin nga Kina te luaje nje rol te rendesishem per ti permbajtur keto vende fqinje nga ndonje konflikt.
Zedhenesi i Departamentit te Shtetit P.J. Krouli u tha gazetareve se Shtetet e Bashkuara jane te angazhuara ne veprime diplomatike me Kinen dhe vende te tjera pas te shtenave te artilerise dhe synojne ta ngrene kete ceshtje me Korene e Veriut ne kuadrin e marreveshjes se armepushimit.
Zedhenesi i Departamentit te Shtetit hodhi poshte pretendimin e Korese se Veriut se veproi ne vetmbrojtje pas manovrave me artileri te Korese se Jugut. Ai tha se Koreja e Veriut qelloi me artileri ishullin koreanojugor disa ore pasi manovrat e zakoneshme te Korese se Jugut kishin perfunduar akt ky qartazi i paramenduar por nuk ka patur ndonje shenje per ndonje levizje agresive ne kufi nga ana e Veriut.
Ne e shikojme kete si nje akt te paramenduar. Pa i hyre ceshtjeve te zbulimit nuk shikojme ndonje pergatitje nga Koreja e Veriut per konfrontim ushtarak. Prandaj nuk kemi te bejem me ndonje akt lufte. Kjo perben shkelje te armepushimit. Mes te tjerash ne do te bisedojme me zyrtaret e larte te Korese se Veriut dhe do tua bejme te qarte se kjo eshte shkelje e marreveshjes se armepushimit.
Zedhenesi Krouli tha se pergjegjesia per krizen aktuale bie krejtesisht mbi Korene e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara e kane te qarte se Kina megjithese eshte aleati kryesor dhe vendi qe i jep ndihmen me te madhe Korese se Veriut nuk mund ti diktoje Phenianit. Megjithate ai tha se Pekini ka ndikim tek Koreja e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara presin qe Kina te qartesoje se ku qendon faji dhe Pheniani nuk duhet lejuar te ndjehet i sigurt nga deklaratat deri tani te paqarta te Kines per kete ceshtje.
Te marten vone Presidenti Obama njoftoi per manovra te perbashketa ushtarake mes Shteteve te Bashkuara dhe Korese se Jugut pas goditjes me artileri qe do te perfshijne dergimin e aeroplanmbajteses berthamore Xhorxh Uashington ne ujrat e Gadishullit Korean.
Kina i ka kundershtuar me pare manovra te tilla por zoti Krouli tha se ato i sherbejne stabilitetit ne gjithe rajonin perfshire edhe Kinen.
Ne kemi nje aleance ushtarake me Korene e Jugut dhe do te vazhdojme ate qe duhet ne bashkepunimin me Korene e Jugut. Aleanca jone me Korene e Jugut i sherben stabilitetit dhe mbrojtjes dhe shume e shume vende perfshire Kinen perfitojne nga aleanca jone me Korene e Jugut dhe vende te tjera ne rajon.
Zedhenesi Krouli tha se Shtetet e Bashkuara jane te angazhuara ne konsultime diplomatike si per incidentin me artileri ashtu edhe per programin berthamor te Korese se Veriut. Zoti Krouli tha se jane zhvilluar kontakte paraprake ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara por nuk duket se po kerkohet ndonje sesion i jashtezakonshem i Keshillit.Crowley said there have been preliminary contacts in the U.N. Security Council but there is no indication an emergency council session is being sought.