Situata ne Gaza, Mazen ne Kajro

Kreu i Autoritetit Kombetar Palestinez eshte ne egjipt per te informuar presidentin Hosni Mubarak mbi ngjarjet ne Rripin e Gazes, ku po zhvillohen sulme izraelite si kunderpergjigje ndaj prishjes se armepushimit me Hamas.
Nderkohe, mbledhja e ministrave te Jashtem te vendeve arabe, e thirrur me urgjence per mbremjen e sotme nga Legata Arabe, eshte shtyre per te merkuren.
Nderkohe, eshte konfirmuar per diten e premte ne Katar nje samit i jashtezakonshem i krereve te shteteve arabe.
Ndersa aktualisht ne Nju Jork po zhvillohet nje mbledhje e jashtezakonshme e Keshillit te Sigurimit, ne te cilin po diskutohet nje kerkese e bere nga Libia per ndalimin e menjehershem te sulmeve ajrore izraelite ne Rripin e Gazes.
Nga sulmet e forcave izraelite te pakten 225 persona kane humbur jeten ndersa 700 jane plagosur. Autoritetet izraelite nuk e kane perjashtuar mundesine e nje sulmi tokesor per te luftuar levizjen islamike te Hamas.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code