Situata në HEC-e, Topi: Digat janë të sigurta

Presidenti Bamir Topi siguron të gjithë shqiptarët se digat janë të sigurta dhe asgjë nuk do të ndodhë. Ky mesazh tejet optimist vjen nga kreu i shtetit pas takimit që ka patur me ekspertin e digave dhe një nga projektuesit e kasakadave të Drinit, Farudin Hoxha, për të diskutuar rreth gjendjes aktuale por edhe rreziqeve që mund të ketë në vijim. Pas takimit, presdienti Topi apeloi për solidaritet në këto ditë pasi sikundër tha edhe ai ka kohë për të diskutuar debatet dhe për të nxjerrë përmirësime.
Eksperti Farudin Hoxha, garantoi presidentin por edhe banorët e zonës ta bëjnë gjumin të qetë pas digat në vendin tonë nuk paraqesin asnjë rrezik dhe se probabiliteti është që ato të përmirësohen.
Presidenti Topi bëri apel për të rritur bashkëpunimin institucional mes strukturave të përfshira në këtë situatë ndërsa falenderoi policinë, ushtrinë dhe median për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë.