E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet, Forcat e Armatosura vazhdojnë evakuimin e banorëve

Forcat e armatosura vijojnë të punojnë në zonat e përmbytura në qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës. Në datën 9 janar në këto zona janë përfshirë 576 forca, 185 mjete dhe 3 helikoptere të Farkës. Gjatë të gjithë ditës deri në orët e vona të mbrmjës janë evakuar qindra banorë nga fshatrat Dajc, Dobrac, Trush, Livadhë, Melgush etj. Forcat e ushtrisë kanë transportuar gjithashtu rërë, granilë, dhe janë furnizuar fshatrat me ujë të pijshëm dhe ndihma ushqimore. Ndërkaq, helikopterët e vendosur në ndihmë të banorëve të këtyre zonave kanë transportuar ndihma ushqimore kryesisht në hapësirën Shkodër dhe Velipojë. Ndërkaq, grupi operacional ka kryer matje mbi urë për nivelin e ujit,. Grykëdredhjen e lumit Buna dhe 1 km në brendësi të lumit ku thellësia më e vogël ka qenë 4 metra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›