E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata ne Siri NATO Te gatshem per te nderhyre

Situata në Siri ka detyruar NATO-n të shprehet e gatshme për një ndërhyrje të mundshme. Nëse do të ketë një kërkesë për ndërhyrje nga ana e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Aleanca Atlantike është e gatshme të bëjë pjesën e saj edhe në Siri. Bazuar në modelin e ndërhyrjes në Libi në vitin 2011. deklarata është bërë nga komandanti suprem i forcave të NATO-s, admirali amerikan Xhejms Stavridis. Ai ka shtuar se situata në vend sa vjen e po përpkeqësohet. Janë më shumë se 70 mijë viktimat e konfliktit të përgjakshëm mes forcave ushtarake besnike të regjimit të presidentit Al Asad dhe rebelëve që kërkojnë rërzimin e tij nga pushteti. Ndërkohë që numri i të shpërngulurve ka arritur në një milion. Por ajo që e përkeqëson edhe më situatënë është fakti se në horizont nuk duket asnjë zgjidhje që do ti jepte fund luftës civile.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›