23 qershori kreu Rama njeh aleatet me platformen e bashkepunimit
Pas një takimi të parë në fund të janarit, aleatët e Ramës u mblodhen serish sot, ku u njohern me pltaformen e propozuar nga PS per bashkepunimin para dhe pas elektoral.
Kreu i PDS-së, Paskal Milo në përfundim të kësaj tryeze bëri me dije se në takim ishin të pranishme 31 parti, takim në të cilin kryetari Rama iu paraqiti një projekt platformë për bashkëpunimin elektoral dhe post elektoral.
“Sot kreu i PS ka paraqitur para kolegëve, të koalicionit opozitar një projekt platformë për bashkëpunimin elektoral dhe post zgjedhor. Ishte projekt i redaktuar mirë dhe ishin reflektuar mirë të gjitha mendimet e partive opozitare, mbi bazën e të cilit ne do shkojmë në zgjedhjet e ardhshme. Pas disa ditësh pasi të reflektohen dhe disa mendime që u shfaqën sot ne do shkojmë drejt nënshkrimit të kësaj platforme që do udhëheqë koalicioni opozitar në këto zgjedhje”, vuri në dukje Milo.
Sipas tij në platformë janë mjaft çështje, por pasi të nënshkruhet kjo marrëveshje bashkëpunimi para dhe pas zgjedhore do ketë një etape tjetër që është nënshkrimi i marrëveshjes mes çdo partie të koalicionit dhe PS, ku do përcaktohet roli i çdo partie dhe pjesëmarrja në qeverisjen e ardhshme.
"Në platformën që u lexua nga kreu i PS kishte disa shifra ku do të vlerësohej kontributi i cdo partie duke pasur parasysh të gjitha qarqet dhe shifra minimale do jetë 500 vota deri 1000 vota, ndërsa kontributi në pushtetin qendror lista do fillonte vlerësimin nga 5 mijë vota deri në 10 mijë vota. Në projekt platformë lihet e hapur mundësia për cdo parti politike që kërkon të bëhet pjesë e këtij koalicioni", tha Milo.
Pavarësisht se Skënder Gjinushi e ka shprehur hapur që nuk dëshiron një koalicion me LSI-në e Metës, dera për këtë të fundit dhe për AK-në, do të qëndrojë e hapur deri në fund, tha Milo. Ndërsa Petro Koçi ende shpreson për një rikthim të PBDNJ-së së Vangjel Dules në gjirin e PS-së. Në takim ra në sy mungesa e koordinatorit të koalicionit, Preç Zogaj. Aleatët pritet të nënshkruajnë në një moment të dytë platformën e bashkëpunimit me PS, për të vijuar më pas me negociatat bilaterale.