E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana te kete skulpturen post moderne ne parqe

Mungesa e skulpturës urbane në kryeqytet është e dukshme. Ky është shqetësim i kahershëm i artistëve. Ardian Isufi mendon se ka ardhur koha që edhe Tirana të ketë më shumë prezente skulpturën post moderne në parqe, çka i shkon përshtat edhe ndërtesave shumëkatëshe të një metropoli.

Vendosja e monumenteve historike së fundmi, sipas Isufit duhet të jetë shumë e menduar dhe jo çdo shtatore duhet të vendoset domosdoshmërisht në qendër.

Isufi na jep edhe një shembull të një skulpture krijuar një dekadë e gjysmë më parë, e cila mund të aplikohet më së miri në një fasadë.

Prurjet në këtë fushë nuk mungojnë, por shpesh ato qëndrojnë të mbyllura ose në vende të izoluara , për shkak të mos gjetjes së një hapësire të duhur edhe pse ka plot parqe dhe lulishte para pallateve dhe komplekseve të cilat qëndrojnë bosh.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›