E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata nga dëbora bëhet alarmante, në qytetin e Kukësit zbret ujku. Rrëfimi alarmant i një kryefamiljari

Share

Banorët e zonave të izoluara thonë se kjo situatë është e ngjashme me atë të vitit 1985, por lajmi i keq është se veshjet do vijojnë

Reshjet e shiut kanë vijuar edhe ditën e sotme në shumë zona të vendit duke bërë që situata të bëhet vërtet alarmante. Me reshjet e sotme mësohet se thuajse të gjitha akset rrugore në verilindje janë të bllokuara. Vetëm në aksin Kalimash- Morinë kalohet me shumë vështirësi me zinxhirë. Banorët thonë se dëbora ka shkuar deri në 2 metra në disa komuna. Ata thonë se një situatë e tillë nuk është parë që nga viti 1985. Por lajmet janë edhe më të këqija për shkak se reshjet pritet të vijojnë. Banorët e qytetit të Kukësit nga ana e tyre raportojnë se kanë parë në qytetin e tyre ujq, diçka shumë e rrallë.

Njerëzit kanë lajmëruar një gjahtar, i cili ishte në një kafe atypari, por derisa ai ka shkuar në shtëpi për të marrë armën e gjahut, ujku ka hyrë sërish në pyll dhe është zhdukur në zonën e dushkut, duke e çarë dëborën me shumë vështirësi.

Disa persona thanë se në orët e vona ujku ishte vrarë nga një rojë stalle, nga frika se do ti dëmtonte bagëtitë. Tre vjet më parë, në një dëborë të ngjashme, katër ujq zbritën në qytet nga malet e Hasit, ku më pas u vranë nga gjahtarët. Edhe pse vrasja e këtyre kafshëve është e ndaluar me ligj, kur ata janë shfaqur në komunitet të uritur, nuk janë kursyer aspak.

Ndërkohë kjo është edhe historia e Hysni Haxhi Pajës, kryefamiljarit 64 vjeçar, i cili mban mbi supe përgjegjësinë për mirëqenien e 10 familjarëve të tij, më i vogli fëmija, i djalit, 9 muajsh, të cilin deri tani e ka ushqyer me atë pak miell, që e ka ruajtur vetëm për të. Por tani edhe ai është drejt fundit.

Ja biseda telefonike që shqiptarja.com bëri me Hysni Haxhi Pajën, i cili jeton në fshatin Trun, të komunës Blerim, 63 km larg Pukës, pikërisht aty ku vite më parë, u xhirua filmi Rrugë të bardha dhe personazhi kryesor Deda ngrin në shtyllën telefonike.

Si quheni?

Quhem Hysni Haxhi Paja. Jetoj në fshatin Trun. Jam vetë I dhjeti në shtëpi, pa bukë. Shtëpia ime është 1 orë larg qendrës së fshatit. Nuk kam asnjë shtëpi afër. Jam shtëpia e vetme në mal

Sa vetë jeni në shtëpi?

Kam gruan, djalin vetë i katërti, dhe tre vajza. Kam fëmijën e djalit, që është 9 muajsh. Nuk kam çfarë ti jap për të ngrënë, vetë po ha misër.

Prej sa ditësh jeni të izoluar?

Prej 2 javësh. Shtëpia ime është komplet e izoluar. Në oborrin e shtëpisë time bora shkon në 1.5 metër borë. Jam komplet i izoluar

A keni kërkuar ndihmë?

Kam lajmëruar prefektin, kryetarin e komunës.

Çfarë të kanë thënë?

Do bëjmë çtë mundemi, por nuk mund të vijmë atje, pasi makinat nuk kalojmë dot Qafën e Malit, është 3. 5 metër bore atje. Jam shumë i lodhur. Më vjen gjynah prej fëmijëve, po më vdesin unit, pa pasur asnjë lloj sëmundje. (në këto momente zëri i dridhet në telefon)

Po fëmijën 9 muajsh me se e ushqeni?

I kisha ndarë pak miell për ti bërë qull. Por dhe ai po më mbaron. Vetë ha misër.

Keni parë ndonjëherë një situatë të tillë?

Unë jam le e rrit në këtë shtëpi, dhe stërgjyshi e gjyshi im. Por si kjo borë skam parë asnjë herë. As në 1985 nuk e kam parë kaq keq.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›