Situata paszgjedhore, Sequi takim me Topin
TIRANE- Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi takohet sot me kreun e shtetit, Bamir Topi.
Takimi mbahet ne presidence dhe vjen nje dite pas apelit te ministrave te Jashtem te BE-se dhe me tej edhe apelit te baroneshes Katherin Ashton per dialog urgjent mes paleve politike ne vend.
Ne qender te takimit mesohet se do te jete pikerisht situata paszgjedhore ne vend dhe tensioni politik krijuar pas vendimit te Kolegjit Zgjedhor.
Ne deklaraten e saj te djeshme Ashton theksoi dje se Bashkimi Europian pret një mbyllje sa më të shpejtë dhe të qetë të procesit zgjedhor. Në Shqipëri situata është veçanërisht shqetësuese, duam të shikojmë nisjen e dialogut të menjëhershëm dhe nisjen e reformave- tha ajo.