E Shtunë, 31 Tetor 2026

TI Ngerci politik pengon reformat

Transparency International në një raport të publikuar sot konstaton se ngërci politik në Shqipëri po pengon reformat në dy vitet e fundit.

"Sistemi gjyqësor ka nevojë për reforma që të sigurojë pavarësine, si dhe përgjegjësine e profesionalizmin e gjyqtarëve", thuhet ndër të tjera në raport.

Jana Mittermaier, drejtuese e Zyrës ndërlidhëse e TI-së me BE-në sqaron se për Shqipërinë, Kosovën, FYROM (Maqedoninë) dhe Turqinë, duhet një vullnet i fortë politik për të trajtuar problemin e korrupsionit.

Në raport theksohet se të katërta vendet duhet të bëjnë më shumë për të garantuar një zbatim efektiv të ligjeve antikorrupsion.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›