Situata paszgjedhore, Sequi takon Topin

Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi është takuar sot me kreun e shtetit Bamir Topi. Takimi do të zhvillohet në orën 11:00 në ambjentet e presidencës ndërsa në qëndër të takimit pritet të jetë situata pasgjedhore në Shqipëri.
Takimi i ambasadorit Sequi vjen vetëm një ditë pasi përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri në Bashkimin Europian, Catherine Ashton deklaroi se situata paszgjedhore në Shqipëri është shqetësuese dhe për këtë arsye, palët politike duhet të ulen sa më parë në tryezën e dialogut për të gjetur një zgjidhje të saj.
Gjithashtu Ashton theksoi dje se Bashkimi Europian pret një mbyllje sa më të shpejtë dhe të qetë të procesit zgjedhor. “Në Shqipëri situata është veçanërisht shqetësuese, duam të shikojmë nisjen e dialogut të menjëhershëm dhe nisjen e reformave.”- theksoi dje Ashton.