”Situata për pesticidet në prodhimet ushqimore“, Meçaj: Në rreth 2 mijë kampione kanë rezultuar 59 raste mbi normë

Ministria e Bujqësisë përmes një deklarate për shtyp deklaron se në lidhje me përmbajtje pesticide në produkte ushqimore është hartuar një plan kombëtar të mbetjeve të produkteve veterinare në kafshë të gjalla dhe produkte shtazore.
Sipas drejtorit të ISUV, Roland Meçaj theksoi se Shqipëria aplikon një plan unik të njëjtë me vendet e Bashkimit Europian.
Meçaj shtoi se në vitin 2022 është rritur numri i kampioneve të cilat analizohen.
Në sistemin alert RASFF të Bashkimit Europian, janë sinjalizuar vetëm 5 ngarkesa gjatë të gjithë vitit.
Dhe për më tepër pesticidi i konstatuar si mbetje në këto ngarkesa është përfshirë menjëherë në planin e monitorimit të këtij viti.
Siguria ushqimore është një proces në zhvillim i cili mbështetet në monitorim, ndjekje të rasteve jo konform dhe përmirësim të parametrave të ndryshëm.
Gazetare: Bjolanda Cuku
/rtsh/