E Shtunë, 31 Tetor 2026

United fiton bindshëm, rikthehet Rooney

Manchester Unitedi ka realizuar fitore prej 3-1 kundër Aston Villas, ndërsa ndër më të mirët në ndeshje ishte Wayne Rooney.

Sulmuesi anglez shënoi dy golat e parë të vendasve, në fillim dhe në fund të pjesës së parë, e cila u mbyll me epërsi të dyfishtë të Djajve të Kuq.

Në pjesën e dytë (59’), Darren Bent ngushtoi rezultatin në 2-1, ndërsa Nemanja Vidic ngriti epërsinë në 3-1 (63’), pas asistimit të Wayne Rooneyt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›