Situata politike, Topi “këshillohet” me paraardhësit

Nga ana e tyre, dy ish-Presidentët vlerësuan lart rolin moderator dhe të ekuilibruar të Presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe apelet e vazhdueshme të tij për partitë politike, ku bëhet thirrje për vendosjen e dialogut politik, konstruktiv, thelbësor në shërbim të interesave të vendit dhe të qytetarëve të tij si garant i Kushtetutës dhe i unitetit të popullit.
Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, Meidani dhe Moisiu u shprehën se mbështesin fort rolin e Kryetarit të Shtetit duke nënvizuar rëndësinë e institucioneve të pavarura, theksuan nevojën urgjente për rikthim në normalitetin politik institucional si dhe që politika dhe udhëheqësit politike duhet të ndalin menjëherë çdo sulm ndaj institucioneve të pavarura kushtetuese.
Njëkohësisht u vu në dukje domosdoshmëria për t’u lënë hapësirën dhe kohën e nevojshme organeve të specializuara ligjore që të zhvillojnë një hetim tërësor, profesional, transparent e të paanshëm. Pasi u dënua dhuna e ngjarjeve të 21 janarit dhe sulmet verbale kundër institucioneve, në takim u theksua nevoja jetike e shtyrjes apo anulimit të çfarëdolloj tubimi masiv publik që mund të shkaktojë ngjarje të padëshiruara, e ruajtjes së gjakftohtësisë dhe komunikimeve me tone të qeta./Start/
2011-01-28 15:09