Situata politike, delegacioni i KiE-së mision në Shqipëri

Situata politike në vend sjell sërish sot në vendin tonë dy reportertët e Këshillit të Evropës, senatorin çek Tomas Jirsa dhe deputetin moldav Grigore Petrenco.
Vizita e dy reporterëve nga Komisioni i Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Shqipëri ka si qëllim opinionin fakt-mbledhës për situatën politike që po kalon vendi.
Gjithashtu gjatë qëndrimit në vendin tonë ata do të japin rekomandimet e tyre në kuadër të përmbushjes së 12 kritereve për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Axhenda e dy raporterëve do të nisë me një takim në orën 09.00 të mëngjesit me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, dhe më pas do të vijojë me takimet kryeministrin Sali Berisha, presidentin Bamir Topi si dhe me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama.