KQZ me dy standarde, votat gabim nuk numërohen për Këshillin Bashkiak
(E PERDITESUAR)- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka treguar se punon me dy standarde. Ai nuk ka pranuar të quajë votat e hedhura gabim për këshillat e minibashkive, ndërkohë që e ka bërë këtë për kryetarin e Bashkisë duke ndryshuar rezultatin paraprak. KQZ pasdite miratoi me katër votat e mazhorancës tabelën përmbledhëse për këshillin bashkiak të Bashkisë së Tiranës. Miratimi i këtij vendimi i hap rrugë shpërndarjes së mandateve për këshillat bashkiakë të 11 njësive vendore të Tiranës, ku sipas variantit të hartuar nga administrata zgjedhore, rezulton se koalicioni i majtë Aleanca për të Ardhmen do ketë 27 këshilltarë, ndërkohë që Aleanca për Qytetarin do ketë 28 këshilltarë. Përfaqësuesit e opozitës kundërshtuan p/aktin e paraqitur nga administrata e KQZ-së, duke argumentuar se mandatet e përfshira në tabelën përmbledhëse të rezultateve nuk janë në përputhje me vendimin e Kolegjit Zgjedhor dhe të KQZ-së. Përfaqësuesi i PS-së, Eridian Salianji kundërshtoi p/aktin e paraqitur, i cili sipas tij, nuk pasqyron ndryshimin e tabelave. Ai ngriti pretendimin se numri i fletëve të vlefshme dhe të pavlefshme nuk përputhen me fletët në kuti dhe se numri i votave të gjetura në kuti nuk korrespondon me numrin e votuesve. Ndërsa përfaqësuesi i PD-së, Njazi Kosovrasti pohoi se tabela e paraqitur për miratim është e rregullt dhe se në të pasqyrohen të gjitha ndryshimet. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tabela përmbledhëse është hartuar duke marrë tabelat e KZAZ-ve të grupeve të numërimit, duke ju shtuar këtyre votat sipas vendimit 709 dhe votat sipas vendimit 1158.
Pas këtij vendimi, KQZ do të presë edhe kohën e ankimimit që kanë në dispozicion palët dhe më pas do të procedojë me shpërndarjen e mandateve për Këshillin Bashkiak.
