E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekipet shqiptare shkëlqejnë në Ligën e Europës, Flamurtari e Vllaznia fitojnë jashtë

Ndryshe nga sezonet e fundit, ekipet shqiptare kanë bërë një paraqitje të shkëlqyer në turin e parë eleminator të Ligës së Europës.

Flamurtari i Vlorës dhe Vllaznia e Shkodrës kanë mundur që të fitojnë jashtë fushës së tyre përballë Buducnost Birkirkara, duke hedhur kështu një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në turin tjetër.

Fitorja e Flamurtarit ka qenë padyshim më e rëndësishmja, duke qenë se është marrë ndaj një kundërshtari që në letëër vlerësohej më i fortë. Kompanitë e basteve e kishin kuotuar fitoren e vlonjatëve në Mal të Zi 7.

Por, Flamurtari ka bërë një paraqitje të madhe, duke dominuar gjithë ndeshjen dhe duke shënuar tre gola me anë të Shehaj, Idrizaj dhe Sakaj.

Jo vetëm kaq, por vlonjatët kanë pasur edhe shumë raste për ta thelluar rezultatin.

Vllaznia e ka pasur më të lehtë ndërkohë, duke qenë se luante me një ekip maltez, që shtet ky që futbollin e ka modest. Shkodranët kanë fituar 1-0 me gol të Sukajt, i cili ka shënuar që në minutën e 2.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›