Situata politike në qendër të bisedës
20/04/2010 Kryeministri Berisha tregon për takimin në Vjenë me ish-kryeministrin Fatos Nano
“Kemi pasur kundërshti të panumërta, por marrëveshjet që kemi bërë i kanë shërbyer vendit”
Kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se gjatë takimit që pati gjatë fundjavës së kaluar në Vjenë me ish-rivalin e tij më të madh politik, ish-kryeministrin Fatos Nano, ka diskutuar mbi zhvillimet më të fundit politike në Shqipëri. Duke rrëfyer takimin, kreu i qeverisë bëri me dije se nuk është kërkuar ndonjë ndërhyrje politike nga Nano për të bindur opozitën të qetësojë qëndrimet e saj politike. Teksa e ka përkufizuar shpeshherë si “liderin historik të së majtës shqiptare”, Berisha tha se vetë Nano publikisht e ka deklaruar pozicionin e tij kundër bojkotit të institucioneve nga ana e pakicës parlamentare. Berisha ka dashur të bëjë të qartë se gjatë takimit në kryeqytetin austriak nuk është bërë asnjë marrëveshje politike me ish-rivalin e tij më të madh politik. Para se të niste të fliste mbi këtë takim, Berisha qeshi, pasi e dinte se interesi më i madh i përfaqësuesve të medieve kishte të bënte pikërisht me këtë. “Në një moment historik për vendin (dorëzimin e përgjigjeve të pyetësorit në Bruksel), do të ftoja liderin historik të së majtës në një takim, që kishte disa arsye. Respekti për kundërshtarin është konstant. Nuk mund ta anashkaloja pa e takuar. Duam apo s’duam, është lideri historik i së majtës, që është një realitet madhor i vendit”, - tha kryeministri. Ai është shprehur i prerë në kontributin që Fatos Nano ka dhënë në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ai tha se gjatë asaj darke ka shprehur respektin për të majtën shqiptare dhe kontributin e saj në këtë proces. “Të gjitha marrëveshjet me Fatos Nanon i kanë shërbyer kauzës europiane dhe i kemi respektuar ato. Kemi pasur kundërshti të panumërta, por marrëveshjet i kanë shërbyer vendit. Edhe me Edi Ramën kemi bërë marrëveshje që kanë shërbyer”, - ka thënë Berisha. Në rrëfimin e tij Berisha ka thënë se takimi u zhvillua në funksion të informimit të ish-kryeministrit Nano me rezultatet e vizitës në Bruksel.
Mitingjet
Mitingu i thirrur nga Partia Socialiste më datën 30 prill do të zhvillohet dhe qeveria ka për detyrë të ruajë qetësinë dhe sigurinë gjatë tij - ky ka qenë komenti që ka bërë kryeministri Berisha në lidhje me protestën e paralajmëruar nga opozita. Por duke marrë në konsideratë edhe ceremoninë festive që do të organizojë mazhoranca një ditë më pas dhe ndonjë rreziku për përplasje, Berisha theksoi se sheshet dhe rrugët në Tiranë janë të shumta. “Më 1 maj do të organizohet koncerti festiv dhe, në vend që ta bëjë e majta, që e ka në gjen, detyrohemi ta bëjmë ne. Opozita mund ta shtyjë protestën sa të dojë, qeveria ka për detyrë të garantojë sigurinë”, - ka theksuar kreu i qeverisë.
Integrimi
Kryeministri Sali Berisha ka vlerësuar dje dorëzimin e përgjigjeve të pyetësorit në Komisionin Europian si një hap moment historik për vendin. Ai theksoi se në librin e madh, ku u jepen përgjigje 2284 pyetjeve të KE-së, pasqyrohen të gjitha reformat e ndërmarra në Shqipëri gjatë 18 vjetve të fundit. Ai citoi komisionerin për Zgjerimin në BE Stefan Fule, i cili deklaroi: “Ky është libri më i rëndësishëm në historinë moderne të Shqipërisë.” Kreu i qeverisë nënvizoi se vlerësimi që do t’u bëhen përgjigjeve nuk do të ketë asnjë lidhje me zgjedhjet e ardhshme lokale. Ndërsa për liberalizimin e vizave ai theksoi se gjithçka do të zgjidhjet brenda vitit të parë të mandatit të dytë qeverisës.
Ekonomia
Për shefin e ekzekutivit ekonomia shqiptare po përjeton një situatë pozitive. Berisha nuk ka mohuar faktin se ajo u ndikua nga kriza botërore, por se “arriti t’i shpëtojë cunamit”. Duke iu përgjigjur kritikave dhe vlerësimeve të opozitës në lidhje me gjendjen ekonomike të vendit, ai theksoi se platforma e PS-së ka një perceptim invers të realitetit. “Shpreh keqardhje. Të dyshosh ndaj dyfishimit të eksporteve të vendit, do të thotë të kesh një perceptim invers të realitetit. Të flasësh për krizë në të ardhurat e vendit, është një sharlatanizëm mjeran”, - ka deklaruar ai. Berisha është shprehur se opozita ka të drejtën në shqyrtojë dhe të kritikojë vlerësimet e saj, por jo të deformojë realitetin.
Kongresi i PS-së
Berisha ironizon me fjalimin e Ramës
Edhe pse nuk ka qenë në Shqipëri dy ditë më parë dhe nuk ka pasur mundësi të ndjekë nga afër punimet e kongresit të fundit të Partisë Socialiste, kreu i qeverisë është shfaqur i informuar me zhvillimet gjatë tij. Berisha nuk ka kursyer aspak komentet thumbuese dhe ironike ndaj fjalimit që kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama mbajti në këtë kongres. “Të recitosh Fan Nolin me sloganet e Haxhi Qamilit, është një zgjedhje mjerane”, - ka deklaruar ai gjatë konferencës së djeshme për shtyp. Ndërkohë Berisha është treguar po aq ironik dhe indiferent në lidhje me mundësinë e ndryshimit të programit të PS-së drejt një programi me orientim të djathtë dhe për pasojë kalimin te PS-ja të ndonjë anëtari të PD-së. Kryeministri tha se programi i një partie kërkon genitet, pasi ato kanë frymë dhe përkushtim të orientimit politik. “E vërteta është se ka rrezik që 25% e anëtarëve të PS-së të kenë qenë më parë në PD, prandaj çdo ditë lëshojnë kritika të forta”, - ka thënë Berisha.
Rrogat e pensionet
Berisha garanton rritje më 1 korrik
Qytetarët shqiptarë që janë të punësuar në administratën shtetërore pritet që të përfitojnë nga 1 korriku i këtij viti një rritje të konsiderueshme të pagës mujore. Por në të njëjtën kohë rritje pritet të bëhet edhe për pensionet, si në qytet, ashtu dhe në fshat. Ky është lajmi që ka dhënë dje shefi i ekzekutivit. Duke iu përgjigjur pretendimeve të ngritura kohët e fundit nga opozita se vendi është në krizë të thellë financiare, kryeministri Berisha hodhi poshtë kategorikisht këtë tezë. “Çdo t’u thotë opozita qytetarëve kur më 1 korrik do të bëjmë rritjen më të madhe të rrogave dhe pensioneve?” - ka deklaruar ai. Duke mos dhënë detaje, që do të mund të plotësonin këtë rritje të mundshme, Berisha nënvizoi se qeveria do t’i përmbahet me përpikëri gjithçka është shkruar në buxhetin e shtetit për këtë vit. “Jemi konsistentë për pagat dhe pensionet”, - deklaroi ai. Për kryeministrin të gjitha qëndrimet e opozitës në lidhje me këtë çështje dhe situatës ekonomike ngjajnë si “lufta e Sanços dhe Don Kishotit me mullinjtë e erës”.
Transparenca zgjedhjeve
Mazhoranca i qëndron respektimit të Kushtetutës
Kryeministri Sali Berisha ka ritheksuar qëndrimin e tij dhe mazhorancës politike që drejton se është i gatshëm të bashkëpunojë me opozitës për të mundësuar bërjen e transparencës së zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Kreu i qeverisë ka theksuar se nuk lëviz nga pozicioni, sipas të cilit transparenca është shumë e nevojshme, por ajo duhet bërë në respekt të plotë të Kushtetutës, ligjeve të vendit që rrjedhin prej saj, si dhe në respekt të ndarjes së pushteteve. “Ftoj Edi Ramën të shqyrtojë ofertën time dhe të hartojë amendimet e bazuara mbi rekomandimet për Kodin Zgjedhor, pasi të ketë marrë edhe opinionin e institucioneve ndërkombëtare, si Komisioni i Venecies”, - tha ai. Berisha ka nënvizuar se ka hapësirë të gjerë për të arritur zgjidhjen e ngërçit politik dhe bërjen e transparencës. Sipas tij, gjithçka mund të bëhet transparente në vend, por në respekt të ligjeve.
Vendimi për vizat
Berisha ka deklaruar se vendimi i institucioneve përgjegjëse të Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave varet edhe nga axhenda e secilit prej këtyre institucioneve. “Datat janë çështje axhendash europiane. Duhen sinkronizuar ato të Komisioni Europian, të Këshillit të Ministrave të Europës dhe të Parlamentit Europian”, - deklaroi ai.
Këshilli Kombëtar
Mbledhja e parë e Këshillit të ri Kombëtar të Partisë Demokratike do të zhvillohet së afërmi. Kështu ka garantuar kryeministri Berisha, njëherësh kryetari i PD-së. Por mungesën e mbledhjes së KK-së, ku do të votohet përbërja e kryesisë së përgjithshme të partisë, ai nuk e ka vlerësuar si ndonjë mangësi, pasi vijojnë të funksionojnë strukturat aktuale.